Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri ka vizituar sot vajzën 14 vjecare nga Podujeva e cila vuan nga një sëmundje e boshtit kurrizor ku ka njoftuar familjen se deri tani janë mbledhur mbi 8.000 euro, njofton Llapi.info.
Por për shërimin e saj duhen edhe 12.000 euro për të cilat Labi bëri thirrje që të dorëzohen direkt tek familja e Mehmet Berishës në Batllavë.
Tahiri ka publikuar edhe numrin e kryefamiljarit i cili është 044284170.
Vlen të ceket se deputeti Tahiri ka ndarë pagën e tij prej 1200 euro për 14 vjeçaren Fatmire Berishën ku tha se kjo është vajza e jonë dhe duhet ndihmuar.
Më poshtë ua sjellim videon e plotë të Tahirit: