Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka propozuar që pagat e deputetëve duhet të zvogëlohen ndërsa duhet të rriten ato të mjekëve. Labi ka thënë se në Parlament nuk po punohet aq shumë, anipse sipas tij për këtë realihet dikush do ta urrejë.
“Të dashur mjekë e te dashur qytetarë, kjo do ishte gjëja më e mirë nëse do të kishte ndodhur, që paga e mjekëve të rritet dhe e jona të zvogëlohet. Sinqerisht, aty në Parlament nuk punohet aq shumë, sa për ato shuma të rrogave që i marrim ne si deputet, apo edhe në të kaluaren kush do qe ka qenë.
Dikush mundet edhe të më urrejë pse po e them këtë, por duhet kujtojmë që secili nga ne nuk shtrihemi nēpër nëpër spitalet tona, por shkojmë tek privatnikët jashtë vendit.
Pse e bëjmë këtë, sepse vet ne e kemi sjellur në këtē gjendje si sot gjendjen e shëndetësise, ani që Z Uran Ismajli, përpiqet të bëjë të pamundëren që spitalet tona të tregojnë imazh dhe besim të madh në popull.
Edhe pse une jam qe 7 muaj në Kuvend do te kisha bartë përgjegjësi për gjendjen reale të Mjekëve dhe spitalve tona.
Për me pas vullnetin e mire e te kanë përkushtimin maximal ndaj pacientëve që do të thot se edhe ne deputetët do të bim në dorën e mjekëve, atyre duhet të u’a rrisim rrogat e neve të na zvogëlohen” shkruan Labi në Facebook.