Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri është shprehur i shqetësuar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se e përkrah presidentin, Hashim Thaçi për të kryesuar dialogun.
“Nuk ka njeri më të zot se Thaçi lidhur me politikën që duhet t’ia bëjmë Serbisë”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Për Presidentin ‘Hashim Thaqin’, lidhur me dialogun me Sërbinë.
Unë nuk e di se si duam të dialogojmë me Serbinë, kur në Kuvendin tonë nuk mundemi dy politikanë me i ba bashkë që të diskutojmë për fazën finale me Serbinë.
Ne mund t’a kundershtojmë, Z. Thaqin, për çdo ditë, por të jemi të vetëdishem se nuk ka njeri që mund t’a realizojë pajtimin e përhershëm në mes Kosoves dhe Serbise sikurse ai..!
Shteti u themelua nga Presidenti i ndjerë Rugova, nga Thaqi dhe ata që dhuruan gjithcka per vendin tonë.
Ta lëmë inatin me një anë, e t’a bëni të duhur platëformën ashtu si duhet, e të shkohët përpara që mos të jemi akoma si Kosovë, peng e Serbisë.
Pra, politikë, mund të bëjmë çdo ditë, por nuk ka njeri më të zot sikurse Z. Thaqi, lidhur me politikën që duhet t’ia bëjmë Serbisë, në k’të dekadë.
Mos të harrojmë, nuk është e lehtë të bartim përgjegjesi mbi vetee!!
Thjeshtë Hashim Thaqi, e njef shumë mirë gjenezën e Serbit, sepse atë nuk e ka ndjekur në ilegale Shqiptari, por e ka ndjekur Serbia.