Lagjia e Kuvajtit në Podujevë është përplot me mbeturina. Kjo ka bërë që të bllokohen edhe kanalizimet në këtë lagje. Banorët fajsojnë komunën e Podujevës dhe kompanin “Pastrimi”, ndërsa, këto dy të fundit fajsojnë banorët.

I.I. banor i Lagjës së Kuvajtit, ka thënë se banorët janë të gatshëm të paguajn nga 5 euro në muaj që kompania “Pastrimi” të ua merr bërllogun te dera.

“Ëshë kompania “Pastrimi” e cila e merr bërllogun. Nga 5 euro nuk është shumë me pagu për me ardh me na e marr bërllogun te dera. Faj këtu kanë banorët. Secili, një herë me dal në kafe i shpenzon 5 euro. 5 euro me i dhan në muaj për me ardh me ta mar bërllogun nuk është shumë. Këtu e fajsoj edhe kompanin “Pastrimi”, e cila nuk ka marr ndonjë aksion simbolik për me na shti në sistem dhe me pagu nga 5 euro”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se mbeturinat e shumta kanë bllokuar edhe kanalizimet, për çka komuna është njoftuar, por, nuk u ka dal në ndihmë.

Shaban Beselica, drejtor i kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Pastrimi”, ka thënë se banorët janë ata që nuk dëshirojnë me hy në sistem.

“Komuna është detyruar me pagu borxhin për banorët e Lagjës së Kuvajtit, sepse ata nuk dëshirojn më hy në sistem. 45 euro paguan komuna për një zbrazje të kontinierit. Dy deri tri herë në muaj e zbrazim kontinierin, varësisht nga nevoja. Banorët janë ata që kanë faj sepse fëmijëve ua japin bërllogun për ta hedhur dhe ata nuk munden me arrit kontinierin, kështuqë, e hedhin në tokë përreth kontinierit”, ka thënë Beselica.

Se banorët kanë faj në mbylljen e kanalizimeve ka thënë edhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Podujevës, Faik Muçiqi.

“Disa herë është vepru në debllogimin e kanalizimeve për 30 shtëpitë që janë të banueshme, për të cilat shtëpi është ndërtuar edhe kanalizimi i ri, ujësjellsi dhe rrjeti energjetik. Por, banorët janë të pakujdesshëm dhe nuk e hedhin bërllogun në kontinier, por në tokë. Komuna është ajo që paguan të gjitha faturat për ata banorë, sepse ata nuk dëshirojnë të paguajn”, ka thënë Muçiqi.

Mbeturinat e shumta shkaktojnë edhe erëra të pakëndshme, për çka banorët e kanë të vështirë të qëndrojnë verës në oborret e tyre./Llapi.info

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC