Lagjja e Dëshmorëve në Podujevë është bërë pikë e grumbullimit të bërllokut, ani pse është banueshme, shkruan Llapi.info.

Bërlloku dhe materialet ndërtimore kanë pushtuar këtë vend, derisa për këtë po ankohen banorët e asaj ane. Ata thonë se këto mbeturina po i hedhin kompani të ndryshme ndërtimore.

Sipas tyre, tash e sa kohë me kamionë vazhdon të sillen mbetjet jo të duhura më për këto kompani, kurse tashmë vendi është shndërruar në deponi.

Pikërisht për këtë edhe janë shqetësuar banorët e kësaj lagjeje, të cilët edhe kanë dërguar pamje në adresë të Llapi.info.

Në bazë të pamjeve, shihen disa kamionë të cilët kanë zbrazur bërllokun në fusha të hapura përkitazi me shtëpi të banueshme. Sipas banorëve, bërlloku ka filluar të marrë përmasa të mëdha në këtë anë./Llapi.info