Familja Ademi nga Vushtrria ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e anëtarit të saj.

Ish-ushtari i UÇK-së dhe polic i Kosovës nga fshati Skromë ka ndërruar jetë.

I ndjeri ishte pensionuar vetëm vitin e kaluar nga uniforma e Policisë, dhe me gjithë këtë, ka ndërruar jetë brenda një viti.

Lajmin e ka bërë të ditur biri i tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa varrimi do të mbahet nesër në fshatin Begaj.

Postimi i plotë:

Shok miq dhe dashmire, ju njoftojme se varrimi i babes tone Avdyl Sherif Ademi behet neser me 27.09.2024 pas namazit te xhumas, funerali niset nga xhamia karamanli!
Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Begaj!

Allahu të shperblefte me Xhennet babi.