Për shkak se familja ende nuk është njoftuar, Gazeta Nacionale nuk po e bën publik emrin e lojtarit.

Një futbollist 16-vjeç ka ndërruar jetë në një ndeshje futbollistike. I ndjeri ishte pjesë e Trepçës ’89, por edhe e Kosovës U17.

Po zhvillonte një ndeshje kampionale në grupmoshën e juniorëve kundër ekipit AN, por fati i jetës e tradhtoi atë, duke vdekur pas një ataki kardiak që pësoi.

Pëkundër angazhimit maksimal të ekipeve mjekësore, lojtari 16-vjeç nuk ia doli që të shpëtojë, duke ndërruar kështu jetë.

Lajmi për vdekjen e futbollistit në fjalë e konfirmoi edhe mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit.

“Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i paskusshëshm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete”, tha për Nacionalen mjeku kujdestar në Emergjencen e Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.

Lajmi është në përditësim…