Qendra e qytetit së bashku me fshatin Batllavë, Gërdovc, Bellopojë, Lluga, Ballovc, Polonicë si dhe Lagjja Hoxhevic do të mbesin pa energji elektrike për një kohë të caktuar nesër gjatë ditës, njofton Llapi.info.
Qyteti, Polonica, Lagjja Hoxheviq dhe Ballovci nuk do të kenë energji elektrike nga ora 10:30 deri në ora 14:00 për arsye të ndërrimit të kabllove në NS10/0,4 kV Bujakët.
Ndërsa në Batllavë, Gërdovc, Bellopojë dhe Lluga ndërprerje do të ketë nga ora 12:00 deri në orësn 15:00 kjo për arsye të energjizimit të TSSH të ri 10(20) kV 250 kVA në Lagjen e Boshnjakëve në kuadër të projektit LOT 2 Podujeva nënprojekti Batllavë.