2 fëmijë kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 20:00 pasi që janë goditur nga një veturë në lëvizje në vendin e njëjtë ku ditë më parë ndërrojë jetë Sadri Tovërlani i cili po ashtu ishte goditur nga një veturë, shkruan Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve të rastit, vetura e cila i ka goditur është Audi 80.

Llapi.info ka provuar të marrë informata nga emergjenca në Podujevë por ata kanë thënë që janë të zënë dhe nuk mund të flasin për këtë rast.

Por sipas dëshmitarëve, njëri nga fëmijët ka pasur dorën e thyer.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin.

Foto: