Dëshmi të reja janë zbuluar nga sulmi terrorist në Banjskë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi është gjetur vetura dhe dokumenti i identifikimit të Milorad Jevtic.

Jevtic del të jetë shoku i Danilo Vuçiqit, djalit të presdentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në 5-vizitat e fundit të Danilo Vuçiqit në Kosovë, 4 herë ishte bashkë me Milorad Jevtic.

Jevtic po ashtu ishte njëri nga personat që kishin sulmuar KFOR-in me 29-maj në Zveçan.

Postimi i plotë;

Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.

Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.