Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para disa minutave në Podujevë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Zahir Pajaziti’’, disa metra larg qendrës tregtare ‘’Park Plaza’’.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Dyshohet se deri më tani dy persona janë arrestuar.
/Llapi.info/