Një person dyshohet se është plagosur në Podujevë, por që ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë ka ndodhur.

Lexues të Llapi.info kanë dërguar pamje në redaksi ku shihet ekipi policor që ka rrethuar me shiritin e zonës së rrezikut parkingun e “Park Plaza”, në Podujevë.

Llapi.info ka provuar të kontaktojë me zyrtarë policor por që ende nuk ka marrë ndonjë informacion nga ana e tyre.