Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka pranuar dorëheqjet e kryetarëve në komunat veriore dhe ka nisur procedurat për zgjedhje.
IndeksOnline ka siguruar shkresën që ministria e udhëhequr nga Elbert Krasniqi i ka dërguar presidentes Osmani ku njoftohet për të ndarrë veprimet për shpalljen e zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshmë në këto komuna.
Vlen të theksohet që pesë ditë më parë kanë dhënë dorëheqje kryetarët e komunave me shumicë serbe. Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.