Muhamet Hyseni është duke kaluar ditët e fundit te Llapi pasi shumë shpejt do të transferohet në Danimarkë.
Klubi i cili pritet të transferojë Hysenin bën pjesë në ligën e parë daneze, derisa oferta e tyre është pranuar nga Llapi.
Deri në fund të javës së ardhshme pritet që edhe futbollisti të pranoj kushtet personale për tu zyrtarizuar te skuadra e re.
Llapi do të arkëtoj rreth 700 mijë euro me shitjen e Hysenit, derisa do të mbajë në pronësi edhe 20% të kartonit të sulmuesit.