Një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë pasditen e sotme në fshatin Llaushë të Podujevës, raporton Llapi.info
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një incident. Ekipet e Policisë i janë përgjigjur rastit në Llaushë, është dashur të intervenojnë edhe Ekipet e Emergjencës. Por, nga plagët e marra një person nga të shtënat me armë ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.
Sipas tij, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është vlerësuar si vdekje e dyshimtë.
Më tej Bislimi ka shtuar se rasti është duke u hetuar./Llapi.info