Ish-diplomatja kosovare, Alma Lama, ka këshilluar ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës që të dalë me qëndrim në përkrahje të Izraelit dhe kundër dy organizatave terroriste Hamasit dhe Hezbollahut.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ajo ka thënë se secili shtet e ka të drejtën e vet për t’u mbrojtur nëse sulmohet, dhe se xhamitë sipas saj nuk mund të përdoren si çerdhe terroristësh për të realizuar qëllime politike.

“Shteti i Kosoves nuk ka ndonje influence ne keto zhvillime por pozicionimi i qarte krah aleateve eshte i nevojshem. Per me teper duke pasur parasysh qendrimin e hapur pro serb te autoriteteve palestineze”, ka thënë ajo.

Në këtë kontekst, ajo ka përmendur edhe kontributin e hebrenjve në çlirimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Ministria e Puneve te jashtme te Kosoves duhet te dale me qendrim ne perkrahje te shtetit te Izraelit dhe kunder dy organizatave terroriste qe keto dite kaen sulmuar me raketa, Hamasin dhe Hezbollahun. Ky qendrim duhet jo vetem per shkak te interesave tone dhe aleances me SHBA dhe Izraelin, por edhe sepse eshte i drejte.

Cdo shtet ka te drejte te mbroje veten nese sulmohet, ndersa xhamite nuk duhet te perdoren si cerdhe terroristesh per te realizuar qellime politike.

Shteti i Kosoves nuk ka ndonje influence ne keto zhvillime por pozicionimi i qarte krah aleateve eshte i nevojshem. Per me teper duke pasur parasysh qendrimin e hapur pro serb te autoriteteve palestineze.

Nga ana tjeter kontributi i hebrenjve ne çlirimin e Kosoves ka qene i jashtezakonshem dhe shumedimensional.