Pasi ndërroi jetë papritmas kryetari i FFK-së, legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në rrjetet sociale kanë filluar të vijnë reagimet e para.

“Sot ndërroi jetë legjenda e futbollit tonë Fadil Vokrri. Përulësisht faleminderit për lotët e gëzimit që na i dhurove. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Lamtumirë legjendë!”, ka shkruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Vokrri vdiq sot para pak orësh në QKUK pasi një komplikimi shëndetësor.

Vokrri ishte 58 vjeçar. /Lajmi.net/