Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar sot me rastin e largimit të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, se ekzistojnë mënyra tjera për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.

Në Kosovë mbetet KFOR-i, që, sipas tij, është e rëndësishme, por edhe Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës është aty në rend të parë. Kemi parë ditëve të fundit kur ka pasur disa probleme, dhe po, ka pasur probleme dhe kjo është e tmerrshme, por që në të vërtetë Policia e Kosovës ka qenë aty për të kryer punën e saj, të mbrojë pakicën serbe dhe të gjithë qytetarët tjerë në Kosovë”, ka thënë Scott para gazetarëve në Beograd kur u pyet se si do të ndikojë largimi i EULEX-it në sigurinë e serbëve, transmeton Koha.net.

Scott shtoi se është “ambasador amerikan në Serbi, e jo ambasador në Kosovë, dhe se do të ishte më mirë që kjo pyetje t’i bëhet ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë”.