Tek Llapi po vazhdojnë ndryshimet në këtë merkato.Llapi nuk kishte një sezon të mirë sivjet dhe ndryshimet në ekip tashmë kanë filluar tek klubi llapjan.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se mesfushori i njohur kosovar, Egzon Qerimi do të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga KF Llapi.

Qerimi ka vendosur që të ardhmen e tij ta vazhdojë në një klub tjetër, pasi tashmë largimi i tij nga Llapi pritet të zyrtarizohet në vijim.

Mesfushori u zyrtarizua tek Llapi në muajin janar të këtij viti.

Edhe futbollisti Andri Stafa ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e Llapit.

Pas një viti tek klubi i Llapit, Stafa para pak çasteve ka njoftuar se do të largohet nga klubi i Tahir Batatinës.

Me një status, Stafa potencoi se ai nuk është më lojtar i Llapit.

“Faleminderit KF Llapi. Nga sot nuk jam me pjese e Llapit falenderoj te gjithe ata qe me kan mbeshtetur ne kete rrugetim”, shkruan Stafa.

Ndryshe, skkuadra e Llapit ka vazhduar kontratën me futbollistin e tyre, Bekim Maliqi.

Mbrojtësi 21 vjeçar ka vazhduar kontratën me Llapin dhe kjo pritet të bëhet zyrtare së shpejti.

Në media ditët e fundit u raportua se negociatat kanë ngecur me tij dhe Llapit, por GazetaBlic Sport mëson se ai para pak orësh ka rinovuar kontratën edhe për 1 vit.

Maliqi është në planet e Llapit dhe Batatinës, andaj marrëveshja mes tij e klubit është nënshkruar edhe për një sezon.