Një pjesë e murit të xhamisë ‘Met Podjeva’ dhe njëra pjesë e rrethojave të çerdhes së qytetit ‘Armela’ janë rrënuar, raporton Llapi.info.

Kjo për shkak të zgjerimit të rrugës e cila është e paraparë në kuadër të planit urbanistik që komuna e Podujevës është duke e bërë në rrugën e xhamisë.

Zgjerimi i kësaj rruge i cili ka filluar të bëhet tashmë e një kohë do të ndërlidhë pjesën perëndimore të lumit Llap me rrugën e qytetit ‘Zahir Pajaziti’.

Ndryshe, plani që i pari i Podujevës, Agim Veliu pati prezantuar gjatë fushatës, parasheh që rruga ‘Zahir Pajaziti’ të shndërrohet në shesh./Llapi.info