Mes mospajtimesh e fjalosjesh janë larguar sot çdo reklamë nga Policia që ishte buzë rrugës së qendrës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Tashmë reklamat e pronarëve për bizneset e tyre u kanë mbetur vetëm përmes fotove dhe shkrimeve të ngjitura nëpër dyer të lokaleve.

Disa të rrëzuara në tokë e disa që ishin në ajër e që nuk pengonin askënd janë hequr me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për këmbësorët.

E largimi i tyre, ka nevrikosur një pronar të një dyqani. Ai kërkonte nga Policia arsyen e largimit.

“Kjo është prona e jemja e vendosi ku të dua. Pse po i largoni kjo nuk e ka pengu askënd”, ishin fjalët e pronarit që ngriste zërin kundër Policisë.

Megjithatë, reklama e tij dhe çdo njërit është larguar nga trotuari, kështu edhe malli që ishte përpara lokaleve.

E heqja e mallit ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek pronarët. Ata thonë se nuk i kanë penguar askënd.

“Pse me i hjek, nuk e kanë pengu askënd. Masi po doni me ju dhanë hapësirë më të madhe këmbësorëve, pse nuk po i largojnë veturat që rrinë nën stop në krejt rrugën”, ka thënë pronari.

Ndryshe, me këtë aksion muaj më parë Inspeksioni së bashku me Policinë, kanë larguar nga hapësirat publike edhe shitësit e pemëve dhe perimeve duke i bartur në Tregun e Gjerlbërt./Llapi.info