Klubi nga Podujeva, KF Llapi, ka njoftuar edhe zyrtarisht për një largim të bujshëm, shkruan Llapi.info.

Bëhet fjalë për mesfushorin Kushtrim Shabani.

Njoftimi i plotë:

Klubi ynë dhe mesfushori Kushtrim Shabani pas tre vitesh kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Pas një takimi të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe futbollistit u vendos që të ndërprehehet bashkëpunimi këtu.

Falënderojmë futbollistin Kushtrim Shabani për kontributin e dhënë për klubin si dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës!