Partia Socialdemokrate sot mbajti një aksion simbolik përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës duke vendosur një pasqyrë si përballje ndaj zhveshjes nga kritika e pakos së Ahtisaarit prej qeverisë “Kurti”.

Por, kjo pasqyrë nuk qëndroi gjatë, pasi që ajo u largua.

E, për këtë ka reaguar kryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi përmes një statusi të bërë në Facebook.

Ky është reagimi i Krasniqi:

Pushteti i Kurtit e paska hequr pasqyrën që ia vendosëm. E kuptueshme.

Albin Kurti s’e shikon dot veten në pasqyrë. Nuk do ta njihte edhe po ta shihte.

Por 10 Shkurti do të mbetet data që përherë do të na e kujtojë që shteti ynë nuk mund të bëhet pa barazi dhe me ndarje etnike, edhe nëse këtë ideal e ka harruar tashmë VV-ja