Pas përfundimit të Konventës së PDK-së, dhe pas përfundimit të numërimit të votave, është bërë i ditur rezultati për kandidatët e zgjedhur të Këshillit Drejtues, njofton Llapi.info
Maksimumi i anëtarëve të zgjedhur nga një degë në Këshillin Drejtues, nuk mund të jenë më shumë se 20% e delegatëve që kishte dega në konventë (më të votuarit).
Në nenin 15.7, thuhet që në Këshillin Drejtues, duhet të jenë zgjedhur minimum 30 për qind nga të dy gjinitë.
Kësisoj, prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së nga Dega e Podujevës, nga 19 kandidatët të kësaj komune, Latif Gashi është më i votuari me 284 vota.
Përveç ‘Latës’, edhe gjashtë kandidatë të tjerë nga Podujeva u bënë pjesë e Këshillit Drejtues të PDK-së.
Pas Gashit, më të votuarit nga dega e kësaj partie në Llap janë:
Naim Fetahu me 247 vota
Floretë Zejnullahu 190 vota
Hajredin Hyseni 185 vota
Rrustem Mustafa 184 vota
Kadri Kastrati 181 vota
Vjosa Sheholli 129 vota.
Ndryshe, kjo parti në Podujevë zgjedhjet e brendshme i ka mbajtur më 21 prill, derisa Naim Fetahu u zgjodh kryetar, ku kundërkandidat kishte Fahri Osmanin. /Llapi.info