Profesori Blerim Latifi ka folur për veprimtarin politike të Jusuf Gërvallës, veprimtarit të çështjes kombëtare.
Latifi tha se Gërvalla ishte një enverist i bindur, duke thënë që letrat që ia dërgonte ish-diktatorit Enver Hoxha e dëshmojnë këtë.
“Kush e njeh veprimtarinë politike të Jusuf Gërvallës dhe kush i ka lexuar tekstet e tij politike, e kupton menjëherë se ai ideologjikisht ishte një enverist i bindur. Letrat që ia dërgonte Enver Hoxhës e dëshmojnë katërcipërisht këtë”, shkroi Latifi në Facebook.
Po ashtu ai tha se bindjet e Jusuf Gërvallës dhe të LDK-së nuk përputhen në asnjë pikëpamje.
Sipas Latifit, nëse Jusuf Gërvlla do të ishte gjalllë ai do të ishte një ndër figurat kryesore të LPK-së dhe më pas edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Nëse Jusuf Gërvalla do t’i mbijetonte atentatit të UDB-së, ai do të ishte, në mos kryetar, gjithqysh njëra ndër figurat kryesore të LPK-së dhe më pas edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Besimet politike të Jusuf Gërvallës dhe ato të LDK-së nuk përputhen në asnjë pikëpamje, për të mos thënë se e përjashtojnë njëra-tjetrën”, shkruan Latifi.