Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij boshnjak, Igor Crnadak theksuan në Sarajevë se përfundimi i suksesshëm i dialogut Beograd-Prishtinë do të forconte stabilitetin e rajonit.

Lavrov tha se Rusia mbështet dialogun e Brukselit, si dhe respektimin e Rezolutës 1244, ndërsa Crnadak i tha kryediplomatit rus se qëndrimi i Bosnjës nuk do të ndryshojë kur bëhet fjalë për çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Kosovën, NATO-n dhe sanksionet, transmeton Klan Kosova.

Kryediplomati rus tha gjithashtu se Rusia dhe Bosnja ranë dakord se nuk duhet të ketë konfrontime në Ballkan dhe se çdo “lojtar i jashtëm” nuk duhet të mendojë se ai mund të kryejë biznes në Ballkan dhe të ndalojë të tjerët të hyjnë.

Sipas lavrov, Rusia kishte një bashkëpunim të mirë me Bosnjën dhe nuk sheh ndonjë arsye pse ky bashkëpunim do të ndryshonte.