Mund ta përgatitni si një drekë tipike, që po ashtu mund të jetë starter në forma të ndryshme. Me mish pule të freskët nga Perutnina Ptuj dhe Këpurdha porcini. Provojeni…
Koha: 90 minuta
Vështirësia: Sfidë kulinare
Tipi: Pjata kryesore
Përbërësit:
400g të fletëve të lazanjës
500g të mishit të freskët të pulës nga Perutnina Ptuj
20g të këpurdhave Lutece
100g qepë
0.1 litër verë të bardhë, vaj dhe kripë
200g domatini
200g djath parmezan i grirë
Për salcën Bechamel:
70g miell i bardhë
100g buter Rama
1 litër qumësht
2 thelpinjë hudhër të prera
1dl krem gatimi Martini
(Të gjithë përbërësit mund t’i gjeni në platformën Begmart.com. Produktet e porositura vijnë në shtëpinë tuaj me Transport FALAS në automjete frigoriferike).
Për ta bërë salcën bechamel fërgoni miellin mbi një tigan derisa bëhet ngjyrë kafe e hapur. Shtoni hudhrën dhe fërgoni derisa të ndjeni aromën. Vendosni qumësht, vendosni kripën derisa të zihet e gjitha. Në fund shtoni kremin e gatimit duke përizer për ta bërë edhe më të hollë.
Preni mishin filet të pulës të freskët nga Perutnina Ptuj në shtresa të holla. Këpurdhat i bëni të njoma.
Piqni qepën e prerë në vaj të nxehtë dhe shtoni mishin e pulës e po ashtu këpurdhat e prera. Shtoni verë të bardhë dhe më pas kripë. Lyjeni një tepsi me pak salcë bechamel dhe mbuloni me fletë të lazanjes. Më pas vendosni sërish pak salcë dhe shtoni mishin dhe parmezanin bashkë me copëzat e domatinit. Kështu veproni deri në shtresën e fundit.
Pjekeni në temperaturë 165 gradë përafërsisht 30 minuta!