Lidhja Demokratike e Kosovës me rastin e 28 vjetorit të miratimit të deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut, ka thënë se kjo datë është historike.
“Sot, bëhen 28 vjet kur filloi formësimi i shtetësisë së Kosovës, me ç’rast deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.
Nën organizimin e lëvizjes politike mbarëpopullore – Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, filloi të realizohej vizioni i qytetarëve të Kosovës, për shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik.
Të dashur qytetarë të Kosovës, me pietet do ta kujtojmë 2 korrikun, datën historike dhe do të u jemi gjithmonë mirënjohës deputetëve që ndërmorën hapa të tillë dhe shënuan ngjarjen më të rëndësishme për shtetin tonë, pikënisjen për pavarësimin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e LDK-së.