Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur keqardhje për rastin e aksidentit dhe zhdukjes së dy policëve në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik.
“Shprehim mbështetje dhe mirënjohje për punën e ekipeve të shpëtimit nga FSK, Policia dhe ekipet e tjera në terren.
Në këto momente të vështira të pritjes nga familjet e të dy policëve, të gjithë lutemi dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta”, thuhet në komunikatën e LDK-së, drejtuar mediave