Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Balli Kombëtar Demokrat në Komunën e Podujevës, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy subjekteve politike, njofton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në facebook, duke shtuar se bashkëpunimi në mes dy subjekteve politike ka të bëjë me harmonizmin e pikave programore që kanë të bëjnë me fushat e zhvillimit ekonomik lokal.
“Në cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë, me Ballin Kombëtar Demokrat në Podujevë, i përfaqësuar nga Avni Islami, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi programor në shërbim të qytetarëve të Komunës së Podujevës. Bashkëpunimi në mes dy subjekteve politike ka të bëjë me harmonizmin e pikave programore që kanë të bëjnë me fushat e zhvillimit ekonomik lokal, arsimin, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, bujqësinë e zhvillimin rural dhe mbrojtje të ambientit, por edhe në fusha të tjera me interes të përgjithshëm”, ka thënë Veliu./Llapi.info