Lidhja Demokratike e  Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit të mbajtura në Republikën e Kosovës ka pasur një rënie të madhe krahasuar me partitë tjera, njofton Llapi.info.

Përveç saj edhe PDK në shumë komuna ka humbur primatin e saj e në disa të tjera ka humbur edhe pozitën e dytë.

Sipas statistikave të deri tanishme të votave të numëruara nga KQZ, LDK në Podujevë e udhëhequr nga kryetari i saj, Agim Veliu nuk ka mundur të mbledhë as 40 % të votave ashtu siç ka ndodhur zgjedhjet e kaluara ku kjo parti mblidhte edhe më shumë se kjo shifër.

Sipas KQZ- së, LDK nga 97. 27 % e votave të numëruara ka mbledhur 38, 35 % të votave duke prirë kështu rreth 7% para VV- së e cila ka mbledhur 31, 59 % të votave. PDK është zhvendosur në vendin e tretë gjë e cila nuk i ka ndodhur kësaj partie asnjëherë në Podujevë me 27, 43%./Llapi.info

 

Tabela Radhitja grafike Pita grafiku

Subjekti Politik Numri i votave Përqindja e votave te vlefshme
 

16 LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS ALEANCA KOSOVA E RE

12.526 38,35%
 

35 Lëvizja VETËVENDOSJE!

10.320 31,59%
 

12 Partia Demokratike e Kosovës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Nisma për Kosovën Partia e Drejtësisë Lëvizja për Bashkim Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës Partia Konservatore e Kosovës Alternativa Demokratike e Kosovës Republikanët e Kosovës Partia e Ballit Partia Socialdemokrate Balli Kombëtar i Kosovës

8.961 27,43%