Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se Lutfi Haziri po merr pjesë në një Samit në Varshavë, ku po mbahet takimi i Partive Popullore Evropiane.
Sipas kësaj partie sundimi i ligjit, vizat dhe dialogu mbesin në fokus të vendeve evropiane.
Madje në një komunikatë për media, LDK-ja ka akuzuar partitë në koalicion se po e pengojën liberalizimin e vizave.
“LDK, si partia më e madhe në Kosovë dhe si lidere e opozitës, po angazhohet me tërë kapacitetet që Kosova të jetë përfituese në këta mekanizma, si dhe për marrjen e datës për liberalizim, përkundër faktit që partitë qeverisëse po dërgojnë sinjale shumë negative në Bruksel sa i përket përmbushjes së obligimeve”, thuhet në njoftim.
Pikërisht për këtë temë, ditë më parë Haradinaj ka akuzuar partinë e Isa Mustafës.
Haradinaj deklaroi se LDK-ja në këto takime po e pengon liberalizimin e vizave