Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së ka kërkuar përjashtimin e Xhavit Halitit nga seanca e sotme.
Hoti madje ka thënë se nëse Haliti nuk përjashtohet, atëherë seanca nuk do të vazhdojë.
Kryeparlamentari Veseli gjithashtu ka thënë se mund ta përjashtojë Halitin, por ai ka shprehur dilemat se sa do të ndikojë në zgjidhjen e situatës ky veprim.
“Nuk mbaj anë. Edhe mund ta përjashtoj, por sa i kontribuon situatës kjo”, tha Veseli.
Vendimi për përjashtimin ose jo të Halitit pritet të merret nga momenti në moment. /Lajmi.net/