Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka mbajtur tubim me mërgatën në Podujevë.
Tubimi është mbajtur në sheshin e qytetit dhe prezent ka qenë kryetari i degës, Ekrem Hyseni.
Ai i ka falenderuar mërgatën për kontributin e dhënë për Kosovën dhe Podujevën.
Shkrimi i plotë:
Sonte, bashkë me mërgimtarët tanë, që punojnë e veprojnë anembanë botës, u takuam, bashkëbiseduam dhe u çmallëm në takimin tonë tashmë tradicional “Lidhja me Mërgatën”.
Bashkë dhe në emër të strukturave të degës, i falënderuam për kontributin e vazhdueshëm në shtetndërtimin e Kosovës në të gjitha etapat e zhvillimit tonë.
Gjithashtu, ju uruam qëndrim të këndshëm në familjet e tyre, në atdheun e tyre, ambasadorë të së cilit ata janë çdo ditë.
Zoti e bekoftë Mërgatën tonë!
Zoti e bekoftë LDK-në tonë!