Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, në mbledhjen e saj të rregullt, përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se ka diskutuar lidhur me përgatitjet e shënimit të 27 vjetorit të themelimit të LDK-së në Llap, transmeton Llapi.ionfo.
“Në takimin e Kryesisë së Degës së LDK-së, të cilin e kryesoi kryetari Agim Veliu, u diskutua për përgatitjet për shënimin e 27 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, që këtë vit do të shënohet me një manifestim solemn më 18 mars 2017.
Për organizimin sa më të mirë të këtij manifestimi, kryesia e Degës së LDK-së, emëroi edhe një këshill organizativ, i cili do të kujdeset për përgatitjen e programit për shënimin e kësaj dite.
Në mbledhjen e sotme gjithashtu u inicua themelimi i grupeve të ekspertëve në kuadër të degës, grupe të cilat do ta ndihmojnë degën e LDK-së në Podujevë në përgatitjet për zgjedhjet lokale të këtij viti”, përfundon kjo komunikatë./Llapi.info