Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që presidenti Hashim Thaçi të ndalet në së biseduari për ndryshim të kufijve me Serbinë.
Grupi parlamentar i LDK-së, me anë të një komunikate për media ka theksuar se negociatat për ndryshim të territoreve janë kundër kushtetuese.
Komunikata e plotë e LDK-së:
Kosova është një dhe e pa ndashme. Territori i Kosovës nuk mund të nxirret në pazar. Presidenti Thaçi duhet të ndalet.
Presidenti Thaçi nuk ka mandat kushtetues për veprimet të tilla. Negociatat për territorin e Kosovës janë kundër kushtetuese dhe kushdo që hynë në lojëra të tilla do të bartë pasojat kushtetuese dhe politike.
Ne të bashkërendojmë veprimet në Kuvend për të penguar vënien në pikëpyetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga Presidenti i vendit.
LDK-ja do të refuzojë çdo marrëveshje që bëhet pa mandat të Kuvendit dhe pa pajtueshmëri të gjerë të forcave relevante politike dhe të qytetarëve.