Gjate ditës së djeshme Kryetari i LDK’së Mustafa , ka vendosur që të mos përdoren postera gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Mirëpo kjo po del te jetë aspak e vërtet në qytetin e Podujevës,pasi gjithandej ka postera ndër më të ndryshmit madje edhe më të gjatë se herëve të tjera.
E sidomos të kryetarit aktual Agim Veliut, posterat e tij janë vendosur thuajse në çdo cep të Podujeves.
Ja postimi i plote i Mustafës
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që mos të përdorë posterët në këtë fushatë elektorale për zgjedhjet lokale. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook duke shpërndarë kumtin për vendimin që ka marrë Shtabi zgjedhor bashkë me kryetarët e degëve. “LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky është vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së. Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private”, ka shkruar Mustafa.