Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], dega në Podujevë, ka marrë vendim sot që ta nisë procesin zgjedhor, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur kryetari aktual i kësaj partie në këtë degë, njëherësh edhe kryetari i Komunës, Agim Veliu, i cili ka shtuar se nga këto zgjedhje LDK do të dalë edhe më e fortë.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së në Podujevë morëm vendim për shpalljen e zgjedhjeve në degën tonë. Është e sigurtë se nga ky proces zgjedhor LDK e Podujevës do të dalë edhe më e fortë dhe mirë organizuar”, ka bërë të ditur Veliu./Llapi.info