Kryetari i komunës së Podujevës, njëherit nënkryetar i LDK-së – Agim Veliu është aksidentuar sot në afërsi të fshatit Besi të Prishtinës, me veturë zyrtare, njofton Llapi.info

Për këtë aksident ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në një komunikatë për media LDK thotë se Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, me ç’rast është vetaksidentuar.

“Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Llapi.info

Aksidentohet Agim Veliu

Publiée par Llapi.info sur Vendredi 22 mars 2019