Për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi është diskutuar edhe në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo parti me këtë rast ka formuar një grup punues për Platformën e dialogut “e cila jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet me dialog”.

LDK-ja po ashtu thotë se është e përkushtuar që të shkojë vendi sa më shpejtë në zgjedhje. Në njoftim të LDK-së thuhet se është formuar edhe edhe një grup punues i cili do të punojë rreth platformës zgjedhore.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje dhe të përmbushen të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim të kësaj partie.