Tifozët e Llapit janë duke e ndjerë se klubi i tyre i zemrës sivjet do të jetë ai i cili do të hyjë në historinë e futbollit të Republikës së Kosovës. Kësaj radhe si klubi i parë i cili do të marrë pjesë në garat Evropiane të futbollit, njofton Llapi.info.
Në forma të ndryshme, tifozët e kësaj skuadre janë duke inkurajuar futbollistët dhe trajnerin e kësaj skuadre që ëndrrën e kamotshme ta bëjnë realitet.
I indinjuar me përkrahjen që po i bëhet skuadrës bardh e kaltër nga Podujeva, Tahir Batatina, trajner i kësaj skuadre, ka reaguar edhe përmes një postimi në Facebook.
Duke shpërndarë fotot e një tifozi i cili ka shpalosur emrin e ekipit të Llapit ai ka shkruar se “Tifozët legjendat kanë filluar ti tregojnë Evropës se jemi rrugës duke ardhur “RESPEKT PËR TIFOZIN LLAPJANË””.
Se Llapi ka tifozë edhe nga qyteti i Durrësit të Shqipërisë e dëshmojnë edhe disa fotografi të dërguara nga ky qytet.
Kujtojmë se Llapi ditë më parë ka kaluar në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës pasi eliminoi Feronikelin 4-2 pas ekzekutimit të penaltive./Llapi.info