Kuvendi Komunal i Podujevës më 27 qershor 2013 ka marr vendimin për dhënien e një parcele Bashkësisë Islame të Kosovës në Podujevë për ndërtimin e një xhamie në qytet mirëpo, leja për ndërtimin e kësaj xhamie nuk ekziston.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka thënë se komuna e ka dhënë parcelën për ndërtimin e xhamisë, e po ashtu edhe lejen për ndërtimin e saj.

“Më 27 qershor 2013 Komuna e Podujevës e ka dhënë tokën për ndërtimin e xhamisë në qytet, edhe leja për ndërtimin e saj ekziston”, ka thënë Jashari.

img060
Ndërsa, Drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës, Durim Salihu, tha se leja nuk ekziston.

“BIK ka bërë kërkesë për marrjen e lejës, mirëpo, kërkesa u është refuzuar pasi që ajo nuk ka mundësi të procedohet. Me 10 tetor 2014 u kam kthyer përgjigje BIK-ut që nuk mund të marrin leje për ndërtimin e xhamisë, sepse nuk ka plan urbanisitik vendi me apliku për kushte ndërtimore”, ka thënë Salihu.

Ai ka treguar që në vendin ku është dhënë toka për ndërtimin e xhamisë jetojnë dy famije bonjake dhe gjendet objekti i arkivës së qytetit, andaj, leja nuk mund të ipet.

Durim Salihu ka demantuar fjalët e Bekim Jasharit se leja për ndërtimin e xhamisë ekziston, duke thënë se po të kishtë leje ai deri tani do e kishte ndërtuar xhaminë.

Nga ana tjetër, Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka treguar për projektin e paraparë për ndërtimin e xhamisë.

“3500 euro na ka kushtuar projekti detaj i xhamisë. Ai përmbanë një podurum për shërbime të qytetarëve. Në katin e parë tri lokale me çira për të hyrat e xhamisë dhe çerdhe gratis për lagjen. Kati i dytë dhe i tretë do jetë për faljen e namazit për 1200 qytetarë”, ka thënë Jashari.

Donatori për ndërtimin e kësaj xhamie ekziston, por sipas Jasharit ky donator nuk po e dikton politikën ashtu siç BIK-u e ka.

“Donatori është siguruar nga Naim Tërnava. Ai është Instituti për Hulumtime Shkencore në Tiranë në krye me Ramiz Zekën. Por, ky donator na e ka ndërruar tre herë planin e objektit të xhamisë” ka shtuar Jashari.

Ai ka treguar se ky donator ka miratuar buxhetin për ndërtimin e xhamisë, mirëpo, mjetet nuk janë derdhur në xhirollogarinë e BIK-ut, pasi që, sipas tij, donatori ka thënë që vete do e mbikqyrë ndërtimin e objektit të xhamisë.

Pasojat e gjithë kësaj po i bartin besimtarët muslimanë të cilët jo rrallëherë namazin u duhet ta kryejn në oborret e dy xhamive në qytet për shkak të numrit të madh të njerëzve që e falin namazin. Madje, këto rituale ata shpesh i kryjnë në borë e në shi.

11040782_471754732983091_1800611416_n

11056982_471754779649753_1527690688_n

Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka thënë se BIK-u i është mirënjohës Kuvendit Komunal të Podujevës për bashkëpunimin deri më tani./llapi.info