Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paralajmëruar intervenime në rrugët e Kosovës.
Ai ka njoftuar se gjatë javës do të nisë intervenimi në rrugë ku do të vendoset sinjalistika dhe ndriçimi.
Ai në një postimin në Facebook ka shkruar se rrugët e Kosovës do të kenë pamjen më të bukur në rajon.
“Nga java e ardhshme, do të shihen ndërhyrje dhe rregullim uniform të Autostradave, rrugëve Rajonale dhe Regjionale në sinjalistikë dhe ndriçim, kontratat u nënshkruan sot, pasë mungesës thuajse dy vjeçare”.
“Poashtu shumë shpejt do të kemi rrugët me pamjet me të bukura në rajon, kuptohet këto investime do të shkojnë edhe në rritjen e sigurisë së brezit rrugorë, që i bjen edhe mbrojtje e investimeve e siguri për qytetarët që të mos ndodhin rrëshqitje të dheut. S’do të ketë më rrugë “qorre”, as pa ndriçim dhe pa sinjalizim të plotë”, ka shkruar Lekaj.