Një tërmet 3.1 ballë ka lëkundur Selenicën e Vlorës në orët e mesditës, lëkundje që janë ndjerë dhe në qytetin bregdetar.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 dhe thellësi 2 km. Epiqendra ka qenë 9 km në perëndim të Selenicës dhe 11 km në veri të Vlorës. Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale.