Dy minatorë janë plagosur rreth orës 13.00 në minierën e kromit në Bulqizë.
Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se “Në minierën e kromit në Bulqizë gjatë punës janë aksidentuar shtetasit S.N, rreth 50 vjeç, dhe M.Gj, rreth 31 vjeç, të dy banues në Bulqizë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”.
Mësohet se një prej tyre pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.