Tri femra janë lënduar si pasojë e një mos marrëveshje në mes dy grupeve në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Rrahja ka ndodhur në natën e mbrëmshme rreth orës 20: 34 minuta për shkak të një fjalosje, me ç’rast katër të dyshuarit meshkuj janë arrestuar nga njësitet policore.

Viktimave femra të cilat kanë pësuar lëndime trupore u është ofruar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe Punëtori i Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt./Llapi.info