Para disa minutash ka ndodhur një shpërthim në një nga rezervuarët e kompanisë së derivateve ‘Al Petrol’ në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovës.
Nga ky shpërthim ka pësuar katër persona, të cilët janë lënduar , shkruan Indeksonline.
Lëndime ka pësuar edhe pronari i kompanisë, Lulzim Kryeziu, i cili ka marrë djegie në fytyrë nga flakët, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes gjenden të gjitha ekipet relevante dhe po merren me rastin.
Po ashtu, policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale.