Një person ka mbetur i lënduar sot në fshatin Repë pasi që është vetë aksidentuar në mbrojtëset e rrugës, raporton Llapi.info.
Lajmin e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës ku ka thënë se i lënduari është në gjendje të rëndë.
“Një person ka mbetur i lënduar nga një vetë aksident në Repë. Është një djalë i ri i cili ka marrë lendimë të rënda, meqë rast është dashur ta dërgojmë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë” ka thënë mjeku kujdestar./Llapi.info