Cilado qoftë arsyeja për ndezjen e cigares së parë, gjysma e njerëzve që e nisin kanë një probabilitet të lartë që të bëhen duhanpirës aktivë.
Ekspertët thonë se një nga keqkuptimet më të mëdha të duhanpirësve është se ata mendojnë që mund të heqin dorë nga cigaret kur të duan. Sidoqoftë, nëse duhani konsumohet për një kohë të gjatë, si dëshira edhe vendimi për të ndërprerë këtë zakon të dëmshëm pengohen.
Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se aktualisht ka rreth 1.1 miliard njerëz në botë që pinë duhan dhe se ky numër do të mbetet i tillë deri në vitin 2025.
A është e vështirë t’u thuash JO cigareve?
Edhe pse të vetëdijshëm për lënien e duhanit, ky vendim nuk është i pamundur, por nuk është aspak i thjeshtë. Në lojë janë zakonet, varësia nga nikotina, por edhe varësia emocionale. Shumë duhanpirës mendojnë se vendimi është në duart e tyre dhe se mjafton vetëm dëshira që të mos ndezin më kurrë cigare. Sidoqoftë, ai vendim gjithnjë shtyhet për një kohë më të përshtatshme.
Por gjithsesi edhe për duhanpirësit që nuk lënë cigaret u jepet mundësia të kërkojnë alternativa të reja më pak të dëmshme. Kërkimet e bëra gjatë 25 viteve të fundit tregojnë se nga 100 njerëz, vetëm 3 deri në 5 prej tyre hoqën dorë me sukses nga duhani. Për këtë arsye, parimi i reduktimit të demit po gjen gjithnjë e më tepër mbështetje nga mjekësia. Shkenca ka konfirmuar se nikotina, megjithëse krijon varësi, nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit, por substancat e dëmshme që gjenden në tymin e cigares që digjet. Ndonëse pranohet gjerësisht se ndalimi i duhanit dhe nikotinës është zgjedhja më e mirë për duhanpirësit, është e rëndësishme që ata të kenë akses në informacionin e duhur, të bazua në prova shkencore të alternativave të kontrolluara.
Shembuj të praktikave të mira në botë tashmë ekzistojnë – Suedia është vendi në BE me nivelin më të ulët të duhanpirësve – sipas të dhënave nga 2016, vetëm rreth 9% e popullatës së rritur pinë duhan. Arsyeja për këtë është se ky vend mbështet tranzicionin nga cigare që digjen në produktin tradicional skandinav “Snus”, duhan që përtypet.
Në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu inkurajohet kalimi nga cigare tradicionale në produkte të tjera alternative. I ngjashëm është rasti dhe në Japoni, ku pajisjet që ngrohin duhanin pa e djegur janë më të preferuarat në vitet e fundit.
Më i njohuri i kësaj kategorie është IQOS, prodhuar nga Philip Morris, të cilin Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) e klasifikoi në kategorinë e “produkteve të duhanit me rrezik të modifikuar” (MRTP ). Ky vendim vjen për të informuar konsumatorët për ekspozimin e zvogëluar ndaj substancave të dëmshme kur përdorni këtë pajisje në përputhje me promovimin e shëndetit publik/Shqip.