Mbrëmë Policia është informuar për një rast të keqtrajtimit seksual të një vajze të mitur.
Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në Leposaviq.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i dyshuari i gjinisë mashkullore ka keqtrajtuar seksualisht viktimën, e cila ishte e mitur.
“Ankuesi ka raportuar në Polici se një i dyshuar mashkull kishte keqtrajtuar seksualisht viktimën e gjinisë femërore e moshës së mitur”, thuhet në raport.
I dyshuari gjendet në arrati dhe i njëjti është në kërkim nga Policia.